AHMET MEHMETI


BALLKANI PERENDIMOR DHE ÇESHTJA
SHQIPTARE


HYRJE


Evropa Juglindore, e njohur dhe me emrtimin Ballkan, eshte nje nga
rajonet me diversitet te spikatur politik dhe ekonomik. Ky rajon perjetoi
tranzicionin me te veshtire pas renies se perdes se hekurt. Si rezultat i
konflikteve dypaleshe e shumepaleshe, luftrave rajonale e lokale si dhe
perplasejeve etnike e politike ndryshoi krjetesisht harta e rajonit. Nga
Ballkani i vjeter me gjashte shtete: Shqiperia, Turqia, Bullgaria, Rumania,
Greqia dhe Jugosllavia u krijua nje situate e re me shperberjen e kesaj te
fundit ku dolen ne drite Kosova, Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi,
Bosnje-Hercegovina dhe Serbia, pra numri i tyre shkoi ne dymbedhjete.
Kjo situate e re, e ashtequajtur fragmentarizim i Ballkanit, ishte pasoje
e shume shkaqeve, midis te cilave permendim ato historike, ekonomike,
politike, gjeopolitike e ushtarake, por ndikim te fuqishem ka luajtur edhe
trashegimia kulturore, edukimi, mentaliteti shoqeror e qytetar.
Ne kete rajon te trazuar faktori nderkombetar nderhyri ne menyre
aktive ne konfliktetet etnike ne Bosnje-Hercegovine, Kosove e Maqedoni.
Rol percaktues luajten SHBA, NATO, BE, OKB, OSBE, KE. Prania
nderkombetare ishte civile dhe ushtarake
Vendet e Europes Jugliondore sot ose jane pjese e BE si Sllovenia,
Bullgaria, Rumania e Greqia; ose jane te orentuara teresisht drejt strukturave
europiane e atlantike, si Turqia (anetare e NATO-s) , Shqiperia , Kosova
Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia.
Perveç te pares, te shtate shtetet e tjera formojne ate qe ne gjeopolitike
quhet Ballkani Perendimor. Te gjithe keta shtete jane ne procesin e
integrimit europian dhe atlantik. Perveç Shqiperise, te tjerat jane ngritur mbi
germadhat e eksperimentit te deshtuar te quajtur fillimisht Mberteria Serbe-
Kroate-Sllovene e me vone Jugosllavi ( RFJ).
Vete togefjaleshi Ballkan Perendimor (BP) si term politik ne
marrdheniet nderkombemtare shpreh jo vetem transformimet gjeopolitike
por edhe aspiraten qe ky rajon e ka te ardhmen ne Bashkimin Europian.
Per te mberritur atje, per te realizuar endren e tyre integruese, keta shtete
kane shpallur programet e tyre dhe bejne te gjitha perpjekjet per zbatimin e
standarteve sipas shkalles se zhvillimit politik dhe ekonomik duke realizuar
reformat e nevojshme.
Gjate gjithe ketij procesi vendet e Ballkanit Perendomor kane
inkurajimin dhe mbeshtetjen e BE si nga ana politike ashtu edhe financiare e
institucioanle etj. Integrimi ne BE i secilit shtet do te kryhet sipas plotesimit
te standarteve dhe do te vijoje me trajtim dhe konsiderim individual duke
nxitur kooperimet dhe bashkepunimet rajonale dy apo shumepaleshe. Ne
kete proces integrimi rendesi te veçante krahas te tjerave marrin ngjarjet e
koheve te fundit ne Greqi si dhe ne Serbi.
BALLKANI PERENDIMOR
Mbas vitit 1992 marrdheniet e vendeve te Ballkanit me BE u
rregulluan ne baze te Marrveshjes se Tregetise dhe Bashkepunimit, e cila
qellim te saj kryesor kishte nxitjen e reformave ekonomike e tragtare per te
pergatitur Marrveshjen e Asocimit per ne BE..
Ne vitin 1993 Keshilli Europian (Kopenhage) percaktoi kriteret dhe
kushtet per anetaresim qe jane: 1- kriteri politik. 2- kriteri ekonomik dhe 3-
kriteri institucional.
Keto kritere presupozojne forcimin e demokracise, shtetin ligjor, te
drejtat e njeriut, te drejtat e pakicave, ekonomine funksionale te tregut dhe
pershtatjen e legjislacionit me ate te BE,
Bashkimi Europin ne maj te 1999 miratoi nje iniciative te posaçme
per pese vendet e rajonit : Shqiperi, Kroaci, Maqedoni, Bosnje-Hercegovine,
dhe RFJ, i quajtur Procesi i Stabilizim Asocimit (PSA).
Samiti i Selanikut ne vitin 2003 pati rendesi te veçante pasi theksoi se
vendet e Ballkanit Perendimor dhe mbeshtetja per pergatitjen e tyre per nje
integrim te ardheshem ne strukturat europiane si dhe anetaresimi i tyre
perfundimtar eshte prioritet i dores se pare per Bashkimin Europian.
Gjithashtu u theksua se ecuria e procesit te integrimit varet nga
performanca individuale e secilit vend.
Ne fund te vitit 2004 u krijua posti i Komisionerit per Zgjerimin ne
Komisionin Europian te cilin sot e mban Olli Rehn.
Zhvillimet politike, ekonomike dhe integruese ne secilin vend veçmas
percaktojne edhe shkallen e pergatitjes te secilit vend te Ballkanit Perndimor
per t’u anetaresuar ne Bashkimin Europian.
Pranimi i vendeve aspiruese te BP ne BE jo vetem qe do te çoje
perpara zhvillimin tek keto vende por do krijoje kushtet qe vende te vete BEse
si Greqia te zbatojne standartet europiane siç jane te drejtat e njeriut e
veçanerisht te drejtat e minoriteteve ernike te cilat sot i mohon haptas.
Ne secilin vend te BP gjendja paraqitet si vijon:
1. KROACIA
Pas dorezimit te gjeneralit Ante Gotovina te kerkuar nga Gjykata e
Hages per krime lufte Kroacia fitoi te drejten e statusit te vendit kandidat per
integrim ne BE duke kapercyer kete pengese bllokuese politike te
rendesishme.
Krahas perparimeve te dukshme ekonomike e politike problem serioz i
brendshem per Kroacine mbetet korrupsioni ku me i ndjeshem eshte ne
drejtesi ( 1.5 milion çeshtje gjyqesore te prapambetura ), administrate lokale,
arsim, shendetesi etj.
Qeveria e kryeministrit Sanader miratoi per kete Planin Kombetar te
Luftes Antikorrupsion.
Probleme te rendesishme jane edhe borxhi i jashtem i
jashtezakonshem prej 27 miliarde eurosh qe rrezikon kolapsin ekonomik dhe
kthimi i refugjateve serbe te viteve `90 ne trojet e tyre.
Kroacia eshte prirur ne ndertimin e infrastruktures se transportit,
sidoms asaj Veri – Jug. Ne mesin e qershorit 2006 u inagurua autostrada
“me moderne e Europes” ajo Zagreb – Split (380 km)
Kjo solli nje rritje te te ardhurave kombetare me 7 miliarde euro, me
nje numer vizitoresh deri 7 milion turiste ne vit. Ka perfunduar edhe
autostrada Split – Dubrovnik.
Gjate vitit 2009 Kroacia u antarsua ne NATO dhe punon intensivisht
per integrimin e saj ne BE.
Nje fitore diplomatike per Kroacine ishte sigurimi i nje vendi jo te
perhershem ne Keshillin e Sigurimit te OKB per vitet 2008 – 2009 duke
zene nje vend te rendesishem ne vendimarrjen globale.
Ne marredheniet me fqinjet Kroacia ka propozuar qe mosmarreveshjet
per kufijte ujore e tokesore me Sllovenine t`i kalojne arbitrazhit
nderkombetar.
Persa i takon marredhenieve me Bosnjen e Hercegovinen, megjithse te
dy palet kane nenshkruar Marreveshjen e Dejtonit, Parlamenti kroat nuk e
ka ratifikuar kalimin e portit te Neumit ne perdorim te saj.
Gjithashtu po sipas kesaj marreveshjeje nuk eshte nenshkruar ende
marreveshja per dyshtetesine e 15 000 kroateve boshnjake sipas Konventes
Europiane per Shtetesine (2000).
Nga Italia Kroacise i kushtezohet hyrja ne BE pa dhene
demshperblimin e pronave te shtetasve kroate me kombesi italiane, e cila u
eshte mohuar me Marreveshjen e Osimos (1956).
Me Serbine vazhdojne bisedimet per 935 kroate te zhdukur dhe 440
serbe qe kane banuar ne Kroaci.
Marrdheniet me shqiptaret si dhe te gjitha pakicat kombetare Kroacia i
ka zgidhur me ratifikimin e Konventes se Minoriteteve kombetare.
2. BOSNJE – HERCEGOVINA
Pas shperberjes se Jugosllavise BH fitoi pavaresine me gjakderdhjen
me te madhe te pas Luftes se Dyte Boterore ne Europe, ku humben jeten mbi
120 000 vete.
Me Marreveshjen e Dejtonit (1996) ajo u shpall shtet multietnik.
Rimekembja e saj po kryhet me shume veshtiresi . Sistemi kushtetues eshte
shume i nderlikuar, nuk po arrihet nje pajtim i plote midis etnive:
boshnjakeve myslimane , boshnjakeve serbe dhe kroateve . BH funksionon
si federate e myslimaneve e kroateve ne nje ane dhe e Republika Srpska.
Presidenca eshte me rotacion si dhe nje numer postesh te larta
administrative.
BE i ka vene kusht BH marreveshjen mes partive per zbatimin e
reformes policore per nenshkrimin e MSA . Pengese u be kryeministri i
Republika Srpska. Kryeministri Shpiriç miratoi nje plan veprimi per
zbatimin e deklarates se Mostarit ( 03.12.2007) per shkrirjen e forcave
policore ne nje te vetme. Kjo mundesoi siglimin e MSA me BE te nesermen
por Olli Rehn theksoi se siglimi eshte ndryshe nga nenshkrimi, kjo do te
ndodhe kur te zbatohet reforma e kerkuar.
Komuniteti nderkombetar ka mbeshtetur aktivitetin e perfaqusuesit te
larte Mirosllav Lajçak per te ndryshuar Rregulloren e punes te KM dhe
Parlamentit Shteteror te BH per te shmangur paralizimin e tyre.
Gjithashtu komuniteti nderkombetar mbeshtet unitetin e BH.
Marrdheniet me minoritetet kombetare, perfshire edhe shqiptaret, BH i
ka rregulluar me ratifikimin e Konventes se Ruajtjes se Minoritereve
Kombetare.
3. MAQEDONIA
Marredheniet e tensionuara pozite-opozite karakterizojne jeten
politike ne kete shtet te ri. Mungese dialogu verehet edhe midis partive
kryesore shqipetare BDI dhe PDSH. Kjo gjendje eshte vleresuar shume
shqetesuese dhe me rrjedhime per stabilitetin politik dhe integrimin e vendit
nga te gjithe perfaqesuesit e komunitetit nderkombetar si BE, NATO etj.
Shqetesim dhe kritika vine nga te gjitha anet per moszbatimin e
Marreveshjes se Ohrit. Qeveria nga ana e saj perpiqet te tregoje se po reagon
lidhur me zbatimin e MO dhe me mungesen e dialogut politik.
Ne 2007 me nderhyrjen e nderkombetareve u arrit nje marreveshje
midis BDI dhe WMRO – DPNME –se per pikat kryesore qe e para braktsi
Parlamentin.
Ndryshimet e kerkuara nga Qeveria per ndryshime ne Kodin Zgjedhor
ritensionuan situaten politike dhe ne Mars te 2008 sa nuk çuan ne
shperberjen e koalicionit. Raporti i fundit i BE theksoi se fryma e
konfrontimit dhe mungesa e bashkepunimit po kercenonin proçeset
integruese te vendit. Kjo beri qe ne Maqedoni te zhvillohen zgjedhjet e
parakohshme , ku humbi partia e Thaçit.
Megjithe vleresimet e zyrtareve te larte te NATO-s per Maqedonine,
sidomos per reformat ne fushat e mbrojtjes dhe sigurise , kontributi me
trupat ne Irak dhe Afganistan, endrra e Maqedonise per ftesen e anterasemit
ne Samitin e Bukureshtit u kthye ne nje zhgenjim te madh prej qendrimit
grek per hir te kontestit te emrit.
Per Maqedonine procesi i integrimit ne BE vashdon te jete prioritet
strategjik pasi ajo e ka marre statusin e vendit kandidat qe ne vitin 2005,
por per kete barikada greke duket se eshte determinuese. Mesa duket
objektivit per integrim ne vitin 2010 duhet ti paraprijne zbatimi i kushteve
per thellimin e dialogut politik, reformat ne sistemin admisntrativ e gjyqesor,
sundimi i se drejtes, garantimi i te drejtave te shqiptareve , perfaqesimi i tyre
ne administrate sipas Marreveshjes Kornize te Ohrit , lufta kunder krimit te
organizuar dhe korrupusionit. Ne marrdhenie me fqinjet nje hap i madh
eshte johja e pavarsise se Kosoves nga ana e Maqedonise qe i sherben
stabilitetit te rajonit.
Persa i takon emrit zyrtar, qe ne janar te 2008, ne takimin e Ohrit ajo
propozoi nje deklarate per miqesi dhe bashkepunim me Greqine ku
theksohet se nuk ka asnje pretendim territorial ndaj saj. Presidenti
Cervenkovski dhe kryeministri Gruevski kane nje qendrim te perbashket
per emrin kushtetues nderkohe qe vashdojne negociatat midis dy vendeve
me ndermjetesine e perfaqeusesit te OKB, Nimic.
4. MALI I ZI
Ne referendumin e 21 majit 2006 Mali i Zi fitoi pavarsine me 55.5%
te votave. Shqipaterat siguaruan 4 deputete ne parlamentin me 81 vende , ku
u futen 2 parti shqiptare.
Shqiperia e njohu Republiken e Malit te Zi me nje note verabe me 1
gusht 2006. Mali i Zi eshte shembull per tolerance e bashkejetese midis
etnive ku shqipatert votuan pro pavarsise.
Vleresimet nderkombetare e karakterizojne Malin e Zi si vend qe
ecen ne rrjedhjat demokratike, me inflacion te ulet. Ndertimi infrastruktures
po ecen me ritme te shpejta, ne funksion te turizmit, dege kryesore e te
ardhurave kombetare. Rritja vjetore ekonomike eshte 4% por me shkalle te
larte papunesie.
Qeveria ben perpjkje te plotesoje angazhimet per integrim te shpejte
ne BE. Eshte perfshire ne te gjitha nismat rajonale dhe organizmat si OSBE,
KE etj. Kritikohet per trafiqet e paligjeshme, pastrim parash dhe korrupsion.
Mban marrdhenie te mira me vendet fqinje, ka orientim properendimor dhe
nuk ka probleme te pazgjidhura territoriale.
Shqiptaret ne Mal te Zi
Ne popullsine prej 650 000 banoresh shqiptaret perbejne diçka me
shume se 7% . Por ne mes boshnjakeve e myslimaneve qe perbejne rreth
11% rreth 75% jane shqiptare qe nuk jane deklaruar per shkaqe te
ndryshme.
Shqipatert jane autoktone ne pese komuna: Ulqin, Tivar, Plave,
Rozhaje e Podgorice. Megjithese ligji i ri zgjedhor krijon nje fare hapsire
me te madhe per perfaqesimin e pakicave ne Parlament verehet mungese
bashkepunimi midis partive politike shqiptare, te cilat fituan 4 vende.
Ka tri shkolla te mesme dhe nje numer te madh shkollash fillore
(mesimi kryhet ne shqip). Ne universitetin e Podgorices ka nje fakultet te
mesuesise per gjuhen shqipe.
5. KOSOVA
Me shpalljen e pavarsise me 17 shkurt 2008 Kosova u be shteti i
dymbedhjete i Europes Juglindore dhe shteti i shtate i Ballkanit Perendimor.
Ajo u njoh nga vendet me te rendesisheme te Bashkimit Europian dhe
Shtetet e Bashkuara.
Hyrja ne fuqi e kushteuetes dhe miratimi i paketes Ahtisari e radhit
shtetin e ri nder me te perparuarit ne bote per te drejtat e minoriteteve dhe e
shpall ate multietnik.
Kosova me kohe eshte perfshire ne nje mekanizem te veçante per
procesin e stabilizim-asocimit ne BE.
Marrdheniet e Kosoves me fqinjet jane marrdhenie reciprociteti te nje
vendi sovran e te pavarur qe respekton integritetin territorial te fqinjeve
dhe mosnderhyrjen ne punet e brendeshme.
6.SERBIA
Në tre vitet e fundit e gjithe politika e jashtme e Serbise eshte
perqendruar ne çeshtjen e statusit te Kosoves.Edhe pse Serbia ishte nen
sanksionet politike te BE per bashkepunim me Gjykaten e Hages pas
formimit te qeverise se Koshtunices e partnereve te tij u vendos qe te
vazhdohen negociatat per perfundimin e MSA. Komisioni i BE e pezulloi
nenshkrimin e saj pas qendrimeve negative te Serbise ndaj shpalljes se
pavaresise se Kosoves me sloganin “ruajtjen e integritetit territorial te
Serbise dhe te sovranitetit te saj mbi Kosoven“.
Forcat me prirje properendimore te perfaqesuara nga presidenti aktual
Tadiç nuk mund t`i japin tonin jetes politike ne Serbi.
21 Shkurti tregoi se forcat nacionaliste ekstremiste jane ato qe i japin
tonin realitetit ne Beograd. Kete e tregoi edhe ulja e nivelit te perfaqesimit
diplomatik ne vendet qe njohen pavaresine e Kosoves.
Koshtunica dhe Samarxhiç jane aktoret e trazirave permanente ne
Mitrovice.
Aleatja e vjeter e pansllavizmit, Rusia, eshte mbeshtetesja e
nacionalizmit te dhunshem serb. Ajo deklaron ne Keshill te Sigurimit te
OKB se nuk njeh “shpalljen e pavaresise se njeanshme te Kosoves“. Rusia jo
vetem e mbeshtet politikisht por ka filluar dhe ekspansionin ekonomik ne
Serbi me marreveshje ne sektore jetike e strategjike si nafta e gazi.
Te gjitha keto qendrime te Serbise e bejne ate vendin me problematik
ne Ballkanin Perendimor, pengese ne integrimin rajonal, europian dhe
atlantik, por gjithashtu kercenojne paqen dhe qendrueshmerine e rajonit.
Megjithese Serbia ka ratifikuar Konventen Kuader per Mbrojtjen e
Minoriteteve Kombetare, ajo ka probleme me shqiptaret e Lugines se
Presheves si shprehje e moszbatimit te saj per faj te politikave nacionaliste
anakronike qe ndjek ne praktike.
7. NGJARJET NE GREQI
Ne vitin 1974 ne Greqi u rrezua sistemi diktatorial dhe ne keto kushte
nuk mund te ndalej me shfaqja e pakenaqesive. Mospajtimet ne marrdheniet
popull-udheheqje fillun te rriten.
Greqia ne vitin 1981 u antarsua ne Bashkimin Europian (ne valen e
trete per antarsim)
Megjithate disa nga kushtet per antarsim ajo nuk i ka plotesuar ende as
sot. Kjo eshte arsyeja pse ne kete vend te Bashkimit Europian here pas here
ndodhin trazira qe tronditin gjithe vendin si dhe terheqin vemendjen e
opinionit boteror.
Ne vitin 1985, ne nje demonstrate ne lagjen Exarchia te Athines u vra
nje nxenes 15-vjecar, Mihalis Katzelas. Qe atehere qytetaret jane ne lufte me
policine.
Per koincidence ne te njejten lagje me 6 dhjetor 2008 ndodhi vrasja e
15-vjecarit tjeter, Aleksandros Grigoropulos dhe nga ajo dite Greqia eshte
perfshire ne protesta antiqeveritare, kunder reformave ekonomike dhe
sociale, kunder deshtimit te qeverise per te mbrojtur vendin nga kriza
ekonomike globale.
Si rezultat i te gjitha ketyre Greqia vazhdon te jete ne trazira. Keto
çrregullime po nxjerrin jashte funksionit shtetin.
Jane shkaterruar qindra dyqane, banka, komisariate policie. Veturave
u vihet zjarri. Rritet numri i te plagosurve dhe te arrestuarve.
Levizjes se liceisteve dhe studenteve ju bashkuan edhe organizatat e
emigranteve dhe shoqatat antiraciste duke pushtuar sheshet kryesore te
kryeqytetit dhe te qyteteve te tjera.
Levizjet populiste po gjallerohen kunder qeverise dhe opozita me
Jorgos Papandreun ka kerkuar doreheqjen e kryeministrit Kostas Karamanlis
si dhe zgjedhje te reja.
Kryeministri i kundershtoi kerkesat e opozites.
Nuk ka parashikime se kur do te perfundojne trazirat por nje gje doli
qarte ne pah ne menyre negative: imazhi i Greqise para botes.
Shkaqet kryesore te kesaj situate jane problemet e shumta ekonomike
e sociale te shtetasve grekë. Gati 25 % e popullsise greke jeton ne nivelin e
varferise (sipas vleresimeve te zyres statistike te BE). Paga e nje polici te
thjeshte grek eshte 700 euro. Kjo nuk i motivon policet e nje vendi anetar te
BE, megjthese nuk arsyeton shmangien e detyres.
Problem tjeter shume i rendesishem ne Greqi eshte mohimi i te
drejtave te njeriut dhe te drejtave te minoroteteve kombetare e kulturore.
Qe me 22. 09. 1997 qeveria greke ka sigluar Konventen Kuader per
Mbrojtjen e Pakicave Kombetare dhe deri tani pas 12 vjetesh nuk e ka
ratifikuar ende. Greqia eshte kampione e mohimit te te drejtave te
minoriteteve ne gjithe Europen Perendimore e ate Jug-Lindore
S’behet fjale per Karten Europiane te Gjuheve te Pakicave Rajonale,
te cilat ne Greqi jane rreth dy milion.
Me te drejte shtypi perendimor ka theksuar per Greqine se “sistemi i
saj ligjor arkaik, i padrejte, eshte si i Botes se Trete, eshte gjithashtu mizor
(The Daily Telegraph, dhjetor 2001). Pra Greqia me racizmin e saj jeton
jashte ligjeve e standarteve te BE ku ben pjese vete. Prandaj ndodhin trazirat
aktuale e qe nuk u dihet fundi.
Shume shpejt Greqia do te ballafaqohet me trysnine e BE per gjendjen
e te drejtave te njeriut, veçanerisht te minoriteteve etnike te cilat i mohon me
ligjin e saj themeltar, me Kushtetuten raciste helene, e cila shkel te gjitha
kartat e konventat boterore e europiane ( duhet te kene perparesi ligjet
nderkombetare ndaj atyre kombetare).
Gjithnje e me e madhe po behet trysnia e ketyre minoriteteve qe
vuajne shtypjen dhe mohimin e te drejtave me elementare si prona, gjuha
amtare, kultura dhe identiteti kombetar, e drejta e vajtje-ardhjes ne vatrat e
tyre amtare mijeravjeçare etj.
Minoritetet qe kane vuajtur dhe vuajn edhe sot më shume pasojat
katastrofike te racizmit primitiv e mizor grek jane minoritetet etnike
Shqiptar dhe Maqedonas.
BIBLIOGRAFIA
A. Skrapi: Leksionet e kursit Mardhenie Nderkombetare dhe
L. Hajdaraga: Diplomaci
P. Bushati: Zhvillimet politike e ekonomike ne vendet e BP.
S. Blockman: The European Union’s Relations with the Western
Balkans. London New York, 2007.
E. Gelner: Nacionalizmi, Tirane, 2008.
H. Poulton: Muslim Identity and the Balkan State. London, 1997.
L. Todorova: Imagining the Balkans, New York Oxford, 1997.
R. Bideleux: The Balkans. A postcommunist history. London New York,
I. Jeffries: 2007.
K. Kordell The Ethnopolitical Encyclopedia of Europe
S. Wolff New York, 2004
I. Bugajski: Zgjerimi Europian pas 50 vjetesh.

 


www.cameriainstitute.org