ÇËSHTJA ÇAME DHE INTEGRIMI EUROPIAN
ÇËSHTJA ÇAME NË OPTIKËN E KONVENTAVE NDËRKOMBËTARE
Nga Ahmet Mehmeti
Në kohën e sotme Greqia është shteti i vetëm në Europë që shkel në
mënyrë
flagrante disa nga konventat krysore mbi të cilat mbështetet rendi i ri mdërkombëtar
pas Luftës së Dytë Botërore. Këtë shkelje të përbindshme më shumë e
ndien
popullsia rreth 200.000- she shqiptare e dëbuar me dhunë e genocid nga trojet e veta
etnike në Çamëri.
Para 60 vjetësh forcat më të errta të nacionalizmit grek të nxituara nga qeveria greke
dhe të drejtuara nga kriminelët e luftës gjeneralët Zerva e Plastira bënë
spastrimin
etnik të Çamërisë nga pjesa e popullsisë muslimane shqiptare. Në këtë
veprimtari
kriminale rol aktiv ka luajtur edhe kisha greke bizantine.
Pastrimi etnik në Çamëri kishte filluar qysh në vitin 1913 dhe ishte shoqëruar me
vrasje masive ku vetëm në vendin e quajtur Përroi i Selanit u masakruan 72 krerë,
Intelektualë dhe personalitete të minoritetit shqiptar në Greqi. Gjatë një periudhe 30
vjeçare çamët e pambrojtur ju nënshtruan të ashtuquajturës reformë agrare
ku ju grabit toka dhe ju shpërnda kolonëve grekë të sjellë nga Azia e Vogël në vitet 20
,ju mohua e drejta e shkollës në gjuhën amtare e deri tek e drejta e votës dhe jeta u
katandis në skajet e padurimit.
Para se të fillonte Lufta e Dytë Botërore çamët u paragjykuan dhe u internuan
në ishujt e Egjeut etj. Atyre që u thirrën në ushtri ju dhanë kazma duke i trajtuar si
robër lufte. Megjithatë gjatë luftës çamët dhanë një kontribut të çmuar
me
pjesmarrjen e tyre në batalionet “ Çamëria “ e “ Ali Demi” ku morën pjesë mbi 1000
(nje mije) luftëtarë, dhe ranë mbi 70 dëshmorë, krahas formacioneve
çlirimrare greke e në përbërje të tyre , fakte këto të vërtetuara qartë me dokumente e libra të shkruara nga
vetë anëtarët grekë të të dy krahëve politikë si dhe nga misionet aleate ( Jani Sharra,
Niko Zhangu, Mihal Miridhaqi, C.M. Woodhouse etj ).
Por të gjitha sakrificat e kësaj popullsie në luftën çlirimtare nga autoritetet
greke në fund të luftës dhe vazhdojnë të mohohen deri në ditët e sotme. Për këtë në
mënyrë absurde shteti grek mban de jure në fuqi ligjin e luftës Nr. 2636 / 1640 si
dhe ligjet pjella të tij 4506 / 1966 e 1664 / 1998.
Në kohën kur është dekretuar ligji i luftës me Shqipërinë çamët ishin shtetas grekë
dhe ky ligj s’kishte të bënte fare me ta . Ai mbahet sot si gozhda e Nastradinit dhe
për të dëshmuar para botës së qytetëruar sesi Greqia shkel konventat ndërkombëtare
të nënshkruara nga ajo vetë . Greqia vazhdon të shkelë sot Konventën
mbi Mosparashikimin e Krimeve të Luftës dhe Krimeve Kundër Njerëzimit, hyrë në fuqi
më 11 nëntor 1970 . Kjo Konventë rikujton rezolutat e Ansamblesë së
Përgjithshme të OKB-së datë 13 shkurt 1946 dhe 31 tetor 1947 në lidhje
me ekstradimin dhe ndëshkimin e kriminelëve të luftës dhe rezolutën 95 të 11 dhjetorit
1946 që konfirmon parimet e së drejtës ndërkombëtare të njohura nga Statusi
i Gjykatës Ushtarake Ndërkombëtare të Nurembergut dhe nga vendimi i atij gjyqi
si dhe rezolutat e dhjetorit 1966 nëpërmjet të cilave Ansambleja e Përgjithshme
ka dënuar shprehimisht si krime ndaj njerëzimit shkeljen e të drejtave ekonomike dhe
politike të popullsive autoktone siç është popullsia e martirizuar e Çamërisë
ku popullsisë myslimane ju grabitën pronat kurse popullsisë së krishtere i mohohet sot
shkolla dhe gjuha amtare. Në nenin 1 të kësaj Konvente theksohet se krimet
e kuftës “ janë të paparashikueshme cilado data kur janë kryer”. Gjithashtu në pikën
b të nenit 1 dënohen pa kufi kohor : “ Dëbimi nëpërmjet një sulmi të armatosur
ose pushtimit dhe aktet ç’njerëzor…si dhe krimi i genocidit, ashtu siç është
përcaktuar në Konventën e 1948 për parandalimin dhe ndjekjen e krimit
të genocidit, qoftë dhe kur këto akte nuk përbëjnë shkelje të së drejtës së brendshme të
vendit ku janë kryer “.
Për cilin do nga krimet e kryera në Çamëri dispozitat e kësaj konvente
kërkojnë të vihen në zbatim edhe ndaj përfaqësuesve të autoriteteve të shtetit
që tolerojnë kryerjen e tyre , theksohet në nenin 2, pra edhe qeveria
aktuale ka përgjegjësi për çfarëdo qëndrimi zvarritës në dhënien e të drejtave të mohuara të
popullsisë çame në ditët e sotme.
Në nenin 4 Konventa e detyron Greqinë të marrë të gjitha masat
legjislative e të tjera që do të jenë të nevojshme për të siguruar mosparashkrimin e
krimeve të përmendura në nenet 1 dhe 2 … si përsa u përket ndjekjeve
ashtu edhe përsa i përket dënimit , atje ku mund të ekzistojë një parashikim , me ligj
apo me një mënyrsë tjetër, ai do të hiqet . Në kundërshtim të plotë me Konventën
e Mosparashkrimit të krimeve të luftës shteti grek nuk ka nënshkruar
edhe Protokollin Nr. 4 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Kjo është bërë
qëllimisht për të mbajtur të pushtuar Çamërinë në kuadrin e strategjisë greke të
Megali Idesë. Në pikën 1 dhe 3 të këtij protokolli theksohet “ Askush nuk mund të
dëbohet , me anë të një mase individuale ose kolektive , nga territory i
shtetit , shtetas i te cilit ai është “ dhe në pikën 2 të të njëjtit nen nënvizohet : “
Askujt nuk mund t’i hiqet e drejta për të hyrë në territorin e Shtetit , shtetas i të cilit aiështë “.
Nga ana tjetër Greqia si antare e Këshillit të Europës e ka ratifikuar
Konventën Europiane të të drejtave të Njeriut e migjithatë ajo vazhdon të shkelë të
drejtat e shqiptarëve të Çamërisë duke i akuzuar pa të drejtë si bashkëpunëtorë të
nazifashizmit . Në pikën 2 të nenit 6 të kësaj konvente thuhet : “ Çdo
person i akuzuar për një shkelje të ligjit prezumohet i pafajshëm deri sa fajësia e
tij të provohet ligjërisht “. Në fakt pafajësia e çamëve është provuar ligjërisht
nga Gjykata e Diktimit të Janinës me shkresën me numër protokolli 1837
datë 29 shtator 1976 dërguar Ministrisë së Rendit Publik, Drejtorisë së
Shërbimeve kriminale në Athinë .
Pra ka ardhur koha që për spastrimin etnik me dhunë të Çamërisë,Greqia
të kërkojë falje publike për 2900 te vraret, 2400 te vdekurit nga uria dhe semundjet gjate
spastrimit etnik, për 68 fshatrat e qytetet
e grabitura e të shkatërruara, për të gjitha objektet e kultit të rrënuara dhe 60 vjet
shfrytëzim të padrejtë të pasurive të tyre dhe të marrë të gjitha masat
për të siguruar kthimin e çamëve në vendin e tyre në Çamëri, me dinjitet sipas të gjitha
Konventave Ndërkombëtare që ajo vetë i ka ratifikuar. Shteti shqiptar krahas punës
me fqinjën jugore të vërë në dijeni OKB-n dhe gjithë organizmat e
interesuara evropiane dhe amerikane sesi i zbaton Greqia konventat dhe kartat
ndërkombëtare e mos të merret me ato që janë të fundit , komisione qesharake pronash , që nuk
zgjidhin asgjë pa rregulluar të parat.
www.cameriainstitute.org