Subjekti: Njoftim për shtyp e Institutit të Studimeve për Çamërinë
Data: 22.12.2011
Instituti i Studimeve për Çamërinë zhvilloi sot konferencën shkencore të titulluar “Trashëgimia Kulturore Çame”, e cila kishte si qëllim prezantimin përmes studimeve të shumë figurave të shquara të kësaj krahine. Duke njohur potencialin e kulturës së vendit tonë dhe sidomos e krahinës së Çamërisë, duke qënë për vite qendër e rëndësishme zhvillimit dhe katalizatore e zhvillimeve pozitive në dimensionin kulturor, social, politik dhe ekonomik të vendit, kjo konferencë u fokusua mbi shumë aspektet të fushave të ndryshme që synojnë ri-dimensioninin e tyre me ato të vendit e origjinës. Konferenca mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve shtetërore, botës akademike, dashamirës së kulturës dhe artit dhe shoqërisë civile, të cilët do të referojnë dhe do të diskutojnë mbi instrumentet për promovimin e kulturës e zonës së Çamërisë, si pjesë e pandarë e kulturës kombëtare. Konferenca u zhvillua ne ambjentet e hotel Sheraton ne Tiranë.
Fjalën e Mirëseardhjes në aktivitetin e sotëm e mbajti, Drejtori i Bordit Drejtues të ISÇ-së, z. Gazmend Haxhia, i cili theksoi se ishte e nevojshme që tradita e kësaj krahine të shikohej si e bashkangjitur me atë të pjesëve të tjera të Shqipërisë dhe për vlerat shpirtërore që kjo zonë përcjellë në mbarë kulturën kombëtare.
Akademiku i asociuar Gjovalin Shkurtaj prezantoi për të gjithë të pranishmit në konfrencë temën “Vlera dialektologjike dhe etnolinguistike të së folmes së Çamërisë”, ku theksi u vendos tek dialekti i popullsisë çame.
Akademiku Vaso Tole fjalën e tij ja kushtoi Iso-polifonisë çame, si një kryevepër artistike e njerëzimit dhe vlerave muzikore shqiptare.
Shkrimtari i mirënjohur Luan Rama, ish ambasadori i Shqipërisë në Francë, i cili jeton në Paris prej shumë vitesh, kumtesën e tij e përqëndroi tek jeta dhe vempritaria e Abedin Dino, piktorit të famshëm ne Francë deri në vitet e fundit. Gjithashtu në fjalën e tij shprehu kontributin e madh të familjes Dino në historinë dhe artin e zonës së Çamërisë.
Historiani Hajredin Isufi preku temën e besëlidhjes brenda komunitetit çam të dy feve, duke dhënë shembuj konkret të një bashkëjetese me baza të forta të të dy feve.
Më pas profesor Bashkim Kuçuku hodhi dritë mbi veprën e Muhamet Çamit dhe poezinë"Gurbetllinjtë" dhe poemën "Jusu dhe Zulejhaja".
Abaz Hado ja kushtoi fjalën e tij Kol Idromenos, piktorit të parë modern shqiptar duke paraqitur origjinën e tij çame, e cila ka ndikuar jo pak në veprën e tij.
Ndërsa profesor Ahmet Mehmeti foli për trashëgiminë letrare-artistike e Çamërisë dhe gjendjën e studimeve aktuale.
Rr. Papa Gjon Pali II, Nd. 5, H.1 Tirana, Albania, 1010
Tel/Fax +355 4 2272091
www.cameriainstitute.org
Në konferencën e sotme shkencore prezantuan studimet e tyre dhe shumë intelektual të tjerë, të cilët hodhën dritë mbi aspekte jo shumë të njohura më parë të kulturës çame si Afërdita Onuzi, Ymer Çiraku, Edlira Troplini dhe Blerina Sadiku.
Ky ishte dhe aktiviteti i fundit për këtë vit e Institutit të Studimeve për Çamërinë, i cili në vitin e ardhshëm, si viti i 100-vjetorit të Pavarësisë do ketë një sërë aktivitetesh në funksion të një pasqyrimi dhe informimi të gjithanshëm të Çështjes Çame.